Barcelona nuk dorëzohet për transferimin e De Ligt

    Barcelona po konsideron nënshkrimin e mbrojtësit të Juventusit, Matthijs De Ligt, në afatin kalimtar të verës së ardhshme.

    Qendërmbrojtësi holandez 22-vjeçar duket i destinuar të largohet nga Bianconerët në të ardhmen e afërt, me agjentin e tij Mino Raiola së fundmi që deklaroi se ishte gati për hapin e ardhshëm të karrierës së tij.

    Sipas gazetës Sport, Barcelona është seriozisht e interesuar në idenë e nënshkrimit të De Ligt, por do të duhet të presë deri në verën e ardhshme, pasi marrëveshja do të ishte praktikisht e pamundur të arrihet në afatin e janarit për shkak të pagës së tij të madhe.

    Lojtari do të kushtonte më pak se klauzola e tij e lirimit prej 120 milionë euro, pasi kjo është thënë nga vet Raiola në ditët e fundit pas një takimi në Torino.

    Juventusi do të ishte i hapur për shitje pasi do t’i lejonte ata të investonin më shumë në një sulmues të ri, pasi po vuajnë në shënimin e golave këtë sezon.

    Barcelona tani po vjen me një plan për të provuar të arrijë marrëveshjen, me largimin e Philippe Coutinhos që duket si mënyra më e mundshme për të lehtësuar transferimin. 

    Lajmi Paraprak

    Histori e shkurtër nga Ernest Hemingway

    Lajmi i rradhës

    Kosova vazhdon të mos ketë fond social

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë