Bayern Munich me ofertë për për transferimin e Raphinhas nga Leedsi

    Klubi i madh gjerman, Bayern Munichu është shumë i interesuar në transferimin e sulmuesit të Leeds United, Raphinha.

    Bavarezët duan ta përforcojnë skuadrën për sezonin e ri dhe tashmë kanë etiketuar emrat e mundshëm që do t’i tentojnë për t’i transferuar.

    Sipas mediumit Todofichajes, Bayern Munich po planifikon të blejë përfundimisht sulmuesin e Leedsit, Raphinha.

    Kampionët gjermanë do të nisin verën e ardhshme një ofertë prej 50 milionë eurosh për 25-vjeçarin brazilian.

    Megjithatë, transferimi i Raphinhas do të vjen vetëm nëse Kingsley Coman vazhdon të ngecë në nënshkrimin e një kontrate të re.

    Raphinha, i cili së fundmi shprehu dëshirën e tij për të luajtur në Ligën e Kampionëve, ka tetë gola në 16 paraqitje në Ligën Premier deri tani këtë sezon. 

    Lajmi Paraprak

    Robin: Të bëhet e ditur se cila është perspektiva politike në Ballkan

    Lajmi i rradhës

    Shkencëtarët pohojnë: Efektet anësore afatgjata të vaksinës janë të pamundura

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë