Bellingham futet në histori të Real Madridit ndërsa thyen edhe rekordin e Ronaldos

    Jude Bellingham po vazhdon të bëjë mrekulli te Real Madridi ndonëse është sezoni i tij i parë në La Liga.

    Los Blancos triumfuan 3-0 ndaj Cadizit në javën e 14-të në La Liga, ndërsa anglezi ishte njëri nga golashënuesit.

    Rodrygo realizoi dy herë në këtë takim, ndërsa Jude shënoi të tretin në minutën e 74-të për të vulosur fitoren e madrilenëve.

    Por, me këtë gol ai ka thyer rekordin e Cristiano Ronaldos, ndërsa ka lënë pas vetës edhe shumë legjenda të tjerë.

    Në 15 ndeshjet e para për Real Madridin, anglezi ka shënuar 14 gola, derisa portugezi kishte shënuar vetëm 13 sosh.

    13 gola kishin shënuar edhe Alfredo di Stefano dhe Pruden, ndërsa Ferenc Puskas kishte 11 në 15 ndeshje e parë për skuadrën spanjolle. 

    Lajmi Paraprak

    RMV e fundit në rajon për siguri

    Lajmi i rradhës

    Fëmijët lirshëm i blejnë pijet energjike, edhe pse ligji i RMV e ndalon

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë