Çfarë i ofron PSG-ja Kylian Mbappes?

    Paris Saint-Germain thuhet se i ka ofruar sulmuesit Kylian Mbappe të jetë pronar i projektit të tyre sportiv dhe të marr vendime mbi gjëra të caktuara të klubit.

    Gjigantët francezë po tentojnë të bëjnë të gjitha çfarë kanë në duart e tyre për të mbajtur yllin e tyre të çmuar, duke paraqitur edhe një paketë gjigante financiare.

    Ata i kanë ofruar atij katër milionë funte në muaj për të mos përmendur një nënshkrim masiv me një tarifë prej 100 milionë funtesh.

    Raportet e reja sugjerojnë se PSG tani i ka ofruar superyllit 23-vjeçar që të jetë pronar i projektit të tyre sportiv.

    Është EduAguirre i mediumit El Chiringuito, ai i cili pretendon se PSG do ta lejojë Mbappen të ndryshojë trajner dhe të vendosë për lojtarët që dëshiron.

    Oferta e raportuar është një lëvizje mahnitëse për të mbajtur Mbappen në PSG mes spekulimeve intensive të transferimeve që e lidhin atë me Real Madridin.

    Ai mendohet të jetë i etur për të ndryshuar skuadrën, me raporte të mëtejshme që pretendojnë se ai ka rënë dakord për kushtet personale me gjigantët spanjollë.

    Megjithatë, Mbappe nuk ka nënshkruar ende dokumentet me kampionët e La Ligës dhe PSG ende po përpiqet ta bindë atë të ndryshojë mendje.

    Duke folur në ceremoninë e laureatëve francezë të dielën, ku ai fitoi çmimin e ‘Lojtarit të Vitit’ në Ligue 1, fituesi i Kupës së Botës tha se një vendim për lëvizjen e tij do të shpallej përpara se të bashkohej me ekipin kombëtar për ndeshjet e Ligës së Kombeve në muajin qershor.

    “Nuk mund të them për të ardhmen time, por do ta dini shumë shpejt… është pothuajse e vendosur. Ky nuk është momenti i duhur, por po, po… vendimi im është pothuajse i përfunduar”, deklaroi Mbappe.

    Mbappe ka qenë në PSG që nga viti 2017 pas lëvizjes së tij nga AS Monaco. Ai ka qenë jashtëzakonisht produktiv, duke shënuar 168 gola në të gjitha garat. 

    Lajmi Paraprak

    Divock Origi do t’i bashkohet Milanit

    Lajmi i rradhës

    GJYKATA MERR VENDIM | Sulmuesi i gazetarit Nevrij Ademi dënohet me 3 muaj burg

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë