Thiago Silva ka bindur të gjithë brenda gjashtë muajve dhe do të vazhdoj të jetë një lojtar i Chelseat.
🎶 Ohh Thiago Silva 🎶 pic.twitter.com/Dt3a6w92Fp
— Chelsea FC (@ChelseaFC) January 3, 2022
Mbrojtësi veteran erdhi në Londër si lojtar i lirë pad largimit nga PSG duke nënshkruar kontratë dy vjeçare.
Mirëpo vetëm pad një viti e gjysmë, ai ka vazhduar bashkëpunimin me Chelsean edhe për një vit tjetër.
Veterani brazilian ka nënshkruar me Chelsean deri në qershor të vitit 2023.
Vet qendërmbrojtësi është shprehur i lumtur me vazhdimin e kontratës me blutë e Londrës.
“Të luash këtu me Chelsean është një kënaqësi e madhe. Nuk e kam menduar se do të mbetëm për tri vite dhe jam shumë i lumtur për këtë”.