Fëmijët na imitojnë, kujdes!

    Çdo prind e ka përjetuar sigurisht që fëmija në ndonjë rast nuk ka treguar se vlerëson diçka që ka marrë, ashtu siç do të duhej.

    Fëmijët e moshës parashkollore nuk e kuptojnë mirënjohjen si të tillë, ndaj imitojnë prindërit e tyre në rastin më të mirë. Por, është e rëndësishme të rrënjosni këtë mënyrë të bukur të sjelljes te fëmijët më të mëdhenj.

    Arsyeja është se mirënjohja përmirëson cilësinë e jetës dhe shumë ekspertë theksojnë se praktika e rregullt mund të kontribuojë në marrëdhënie më të mira, në dobësimin e materializmit dhe në vlerësime më të larta.

    Nëse jeni duke pyetur veten se çfarë mund të bëni tani, lexoni tekstin në vijim.

    Zhvillimi i shprehive

    Praktikimi i mirënjohjes duhet të bëhet pjesë e rutinës suaj të përditshme. Bëni marrëveshje me anëtarët e familjes që çdo ditë, për shembull, në darkë, çdonjëri të tregojë atë për të cilën është mirënjohës. Por është e rëndësishme të respektoni çdo përgjigje të fëmijës dhe të mos e tallni apo edhe të mos e qortoni, edhe nëse ai është mirënjohës për diçka të pazakontë.

    Marrëdhënia me të tjerët

    Është e rëndësishme që fëmijët të mësohen të falënderojnë njerëzit e tjerë. Nxiteni fëmijën tuaj të falënderojë një mik për shërbimin, një mësues për ndihmë shtesë ose një shitës në dyqan. Natyrisht, bëhuni shembull vetë. Falënderojini njerëzit çdo ditë dhe tregojini se i vlerësoni.

    Vullnetarizmi

    Përfshihuni në punë vullnetare me familjen tuaj për të ndihmuar ata që janë më pak me fat. Kjo jo vetëm që do të ndihmojë të tjerët, por edhe fëmijët tuaj do të mësojnë të vlerësojnë atë që kanë dhe se është mirë të ndihmosh njerëzit në nevojë.

    Anët pozitive

    Flisni me fëmijët për aspektet pozitive të një situate në dukje të keqe, ndoshta përmes lojës. Në këtë mënyrë, të vegjlit tuaj do të kuptojnë në mënyrë argëtuese se janë shumë të lumtur dhe se shohin diçka të bukur çdo gjë në jetë. 

    Lajmi Paraprak

    “Ballkani i Hapur”, ka hyrë në fuqi marrëveshja për bashkëpunim në këto fusha mes këtyre shteteve

    Lajmi i rradhës

    Chelsea vazhdon kontratën me Thiago Silvën

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë