Conte: Interi më besoi mua dhe e gjeti rrugën te triumfi

    Antonio Conte ka listuar shumë gjëra pse nuk ishte dashur të merrte postin e trajnerit të Interit, në mesin e të cilave ishte edhe mungesa e të qenit konkurrues, mirëpo ka thënë se lojtarët patën besim tek ai dhe arritën te suksesi.

    Në një intervistë për 90 Minuto në Rai 2, strategu italian ka folur pas zyrtarizimit të Nerazzurrëve si kampionë të Serie A (pas barazimit të Atalantas ndaj Sassuolos).

    “Sonte do të flemë shumë të lumtur me atë që kemi arritur. Jemi të gëzuar për ne, për njerëzit të cilët kanë punuar për ta kthyer Interin te fitoret, për tifozët. Padyshim se do të ndihemi shumë më të qetë tash”, është shprehur trajneri.

    Kanë qenë pikërisht Antonio Conte (në postin e trajnerit) dhe Giuseppe Marotta (në postin e drejtorit të përgjithshëm), të cilët e kishin nisur rrugëtimin fitues te Juventusi para 10 vitesh dhe pikërisht ata i dhanë fund, duke qenë kësaj radhe në krye të Interit.

    “Ka qenë vështirë, sepse nuk ishte një zgjedhje e lehtë për mua që të vija te Interi, gjatë kohës kur skuadra nuk ishte konkurruese apo nuk i kishte resurset për të arritur diçka të rëndësishme”.

    “Për më shumë, po shkoja te një klub që është rival i Juventusit, ku kisha luajtur për shumë vite dhe që e dominonte ligën. Ishin shumë situata negative, në të cilat po përfshihesha”.

    “Në të vërtetë, e pranova sfidën me shumë etje dhe mendoj se puna e madhe i ka shpaguar të gjitha këto sakrifica… Te fitorja na solli besimi që këta lojtarë patën tek unë. Unë ua tregova mënyrën dhe ata më besuan plotësisht. Në fund e gjetëm rrugën”, ka deklaruar Conte. 

    Lajmi Paraprak

    Barcelona fiton me shumë mund në udhëtim te Valencia, Messi ishte spektakolar

    Lajmi i rradhës

    BE: Miliarda euro për të dalë nga kriza e pandemisë COVID-19

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë