Cristiano Ronaldo i gatshëm të largohet nga Al-Nassr, por nuk do pensionohet

    Kur legjenda e Real Madridit, Cristiano Ronaldo u transferua në Arabinë Saudite, shumë persona e konsideruan si fazën e fundit të karrierës së tij mahnitëse. 

    Por, përkundër faktit që portugezi do të mbushë 40 vite në shkurt, ai është i hapur që të nis një aventurë të re. 

    Pasi gjërat nuk shkuan siç duhet pas rikthimit tek Man United, Ronaldo u transferua tek Al-Nassr në vitin 2023 duke nënshkruar një kontratë e cila skadon verën e ardhshme. 

    Njësoj si një numër i madh lojtarësh në Evropë, Ronaldo është në gjendje që të nënshkruajë një marrëveshje të re në janar. 

    Duke folur për Globe Soccer Awards, Ronaldo konfirmoi se është i hapur ndaj ofertave, duke thënë se nuk i dihet kurrë së ardhmes. 

    Marca për më shumë ka thënë se Ronaldo nuk është i etur të largohet nga Arabia Saudite pa fituar një trofe atje, por nëse vjen një ofertë e mirë, ai do ta konsiderojë atë. 

    Ronaldo nuk e ka për synim që të pensionohet në një të ardhme të afërt pasi ka për synim që të vazhdojë të thyejë rekorde, ku tashmë ka vënë syrin tek shënimi i 1000 golave. 

    Së fundmi ai ishte lidhur me një transferim në Turqi, por këto thashetheme morën fund shpejt.

    Lajmi Paraprak

    Cilat janë materialet më të përshtatshme për ruajtjen e ushqimit?

    Lajmi i rradhës

    “Duam të jemi aty ku janë të gjithë” – Beteja e gjatë për qasje të barabartë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë