Futbollisti turk refuzoi shiritin e kapitenit me ngjyrat e LGBTI: Është në kundërshtim me besimin tim

    Orkun Kokcu është një talentet më të mëdhenj të futbollit turk. Ai është lindur dhe rritur në Holandë, ndërsa sot konsiderohet si një nga të rinjtë më të mirë në Evropë.

    Mesfushori i talentuar është graduar në kapiten të gjigantit holandez, por në ndeshjen e fundit ai ka refuzuar shiritin në përballje me AZ Alkmaar.

    21-vjeçari refuzoi të barte shiritin e kapitenit pasi aty ishin ngjyrat e ylberit apo flamuri i komunitetit LGBTQ+.

    Kokcu luajti si titullar dhe pa shiritin e kapitenit në krah, teksa pas ndeshjes ka treguar arsyet pse nuk e pranoi shiritin në krahun e tij.

    Reprezentuesi turk ka thënë se respekton zgjedhjet e secilit, por nuk e ka vendosur shiritin në krah shkaku i besimit të tij.

    “Kam vendosur që të mos e mbaj shiritin me ngjyrat e ylberit. Është e rëndësishme të theksoj se unë respektoj këdo pavarësisht zgjedhjeve në jetë, secili është i lirë të jetojë si të dëshirojë. Unë e kuptoj shumë mirë edhe mesazhin që kërkon të përcjellë sporti në lidhje me komunitetin LGBTQ+, por për shkak të besimit tim nuk ndihem si personi i duhur për ta mbajtur shiritin”, tha Kokcu.

    Krejt në fund Kokcu ka thënë se shpreson që njerëzit ta kuptojnë për këtë vendim të tijin.

    “Nuk ndjehem rehat dhe e kuptoj që disa njerëz mund të jenë të zhgënjyer nga veprimi im, por absolutisht nuk është ky qëllimi. E di që edhe shumë persona mund të mos i besojnë fjalët e mia, por shpresoj të kuptojnë se një vendim i tillë vjen si pasojë e besimit tim dhe mendoj se diçka e tillë duhet respektuar”, u shpreh Kokcu.

    Pas këtij vendimi të Kokcu, shiritin me ngjyrat e ylberit në ndeshjen ndaj AZ Alkmaar e mbajti lojtari austriak, Gernot Trauner.

    Lajmi Paraprak

    Shtrenjtim drastik i bulmetit në Maqedoni

    Lajmi i rradhës

    Në Kuvendin e RMV-së dorëzohen ndryshime në Ligjin për partitë politike

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë