Dembele te PSG-ja!

    Barcelona duket se do ta lë Ousmane Dembelen të largohet nga Camp Nou, mirëpo jo edhe pa asgjë.

    Kontrata e sulmuesit francez skadon në qershor të këtij viti, andaj skuadra katalunase nuk dëshiron ta lëshojë si lojtar të lirë.

    Derisa kanë mbetur më pak se tre ditë nga mbyllja e afatit kalimtar të janarit, Bluagranasit po nxitojnë të përforcojnë skuadrën me disa prurje të reja.

    Kështu, sipas asaj që raporton RAC1, Barcelona është e gatshme të shkëmbejë Dembelen me dy lojtarë të Paris Saint-Germainit.

    Bëhet e ditur nga gazetari se gjiganti nga La Liga po kërkon që në marrëveshje të përfshihet Mauro Icardi ose Juan Bernat.

    Dyshja nuk janë në planet e PSG-së dhe Barcelona mundet shumë lehtë të transferojë njërin prej tyre. 

    Lajmi Paraprak

    Rafael Nadal thyen rekord pas fitores në Australian Open

    Lajmi i rradhës

    Aeroporti ‘Adem Jashari’, ndër aeroportet me më së shumti qarkullim në Europë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë