Dhjetë lojtarët më të vlefshëm në Ligën Premier, kontratat e të cilëve skadojnë në vitin 2025

    Dhjetë yje të mëdhenj mund të largohen falas nga Liga Premier në afatin kalimtar të verës, edhe pse vlera e tyre në treg është e madhe.

    Sipas të dhënave të mbledhura nga faqja e specializuar e transferimeve Transfermarkt, Trent Alexander Arnold kryeson listën si lojtari më i vlefshëm me 75 milionë euro.

    Mohamed Salah me vlerë prej 55 milionë eurosh dhe Kevin De Bruyne me vlerë 35 milionë euro janë futbollistët që kompletojnë podiumin .

    Përveç tyre në listë gjenden edhe emra tjerë të njohur si Virgil Van Dijk dhe Dominik Calvert-Lewin.

    Lista e 10 lojtarëve më të shtrenjtë me skadencë kontrate  

    10.Kenny Tete (15 milionë euro)

    9.Christian Norgaard (15 milionë euro)

    8.Thomas Partey (15 milionë euro)

    7.Kyle Walker-Peters (20 milionë euro)

    6.Dominic Calvert-Lewin (22 milionë euro)

    5.Tyrick Mitchell (25 milionë euro)

    4.Virgil Van Dijk (28 milionë euro)

    3.Kevin De Bruyne (35 milionë euro)

    2.Mohamed Salah (55 milionë euro)

    1.Trent Alexander-Arnold (75 milionë euro)

    Lajmi Paraprak

    Si ta kuptoni se jeni të sëmurë me hipertension

    Lajmi i rradhës

    Anketat: ShBA-ja nuk është më një partner i besueshëm

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë