Mediat franceze shkruajnë se Mbappe ka vazhduar me PSG-në për dy vite

    E ardhmja e Kylian Mbappe mbetet e pasigurt kur kanë mbetur edhe dy muaj në hapjen e afatit kalimtar veror.

    Francezi lirohet më 30 qershor dhe e ardhmja e tij dukej se ishte Real Madridi, por sot lajmet nga Franca thonë se ka një mundësi të madhe rinovimi të kontratës.

    ‘Le Parisien’ shkruan se pozicionet e klubit dhe lojtarit janë afruar dhe se ylli francez ka më shumë gjasa të qëndrojë sesa të largohet.

    Sipas këtij mediumi, PSG i ka ofruar kontratë dy-vjeçare plus me opsione edhe për një vit, me pagë 50 milionë euro neto në sezon dhe një bonus rinovim prej 100 milionë eurosh.

    Madje disa mediume dhe gazetarë francez sot shkruanin se kjo ofertë është pranuar nga Kylian Mbappe.

    Fayza Lamary, nëna e Mbappes mohon lajmin për rinovim 

    Fayza Lamary, nëna e Kylian Mbappe, ka folur ekskluzivisht për MARCA-n ku ka thënë se djali i saj nuk ka nënshkruar rinovimin me PSG.

    “Është krejtësisht e rreme që Kylian ka rinovuar”, ka thënë ajo duke mohuar kështu informacionin e Le Parisien dhe gazetarëve francez.

    “Nuk ka marrëveshje me PSG-në dhe asnjë klub tjetër. Diskutimet rreth të ardhmes së Kylian vazhdojnë me qetësi të madhe, për ta lejuar atë të bëjë zgjedhjen më të mirë, në respekt të të gjitha palëve”.

    Nga ana e tij, te Real Madridi vazhdon të ekzistojë qetësia maksimale. Klubi është i bindur se është kryer i gjithë negocimi dhe lojtari është i tyre.

    Lajmi Paraprak

    Zelensky: Anëtarësimi i Ukrainës në BE, “përgjigje e fuqishme” ndaj pushtimit rus

    Lajmi i rradhës

    Hoda: Ndërtimi i përmendoreve për qëllime politike

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë