“Dhoma gazi për shqiptarët”, tifozët e Pelisterit me gjuhë të urrejtjes

    Ofendimet në bazë nacionale sërish janë pjesë e futbollit vendor. Një situatë e tillë u regjistrua në sfidën e javës së 15-të të Ligës së Parë Futbollistike të Maqedonisë, kur u takuan Pelisteri dhe Shkëndija, përcjell Nistori.

    Tifo grupi i skuadrës vendase, e njohur me emrin “Çkembari” në disa minuta para përfundimit të ndeshjes, ka brohoritur “dhoma gazi për shqiptarët”, pas së cilës i është bashkuar edhe pjesë tjetër e tifozëve në stadiumin në Manastir.

    Kjo ka sjellë reagim të skuadrës mysafire, e cila ka reaguar te delegati i ndeshjes dhe vërejtja e tyre është shënuar në procesverbalin e ndeshje. Ndeshja u ndërpre për disa minuta ndërsa nikoqirët përmes altoparlantit i kërkuan publikut të ndërpresin brohoritjet nacionaliste.

    Ndryshe, pas 90 minutash loje në terrenin e gjelbër, skuadra e Shkëndijës shënoi fitore minimale me 1-0, falë golit të Ramadanit.

    Lajmi Paraprak

    Gashi dhe Kurti, flasin për zbatimin e projekteve të përbashkëta infrastrukturore

    Lajmi i rradhës

    Dëmtoi buxhetin për mbi 500 mijë euro – ngritet kallëzim penal ndaj ish-ministrit të kulturës, Hysni Ismaili

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë