Gary Lineker flet për fundin e Ronaldos dhe Messit

    Legjenda angleze e futbollit, Gary Lineker, ka shprehur mendimin e tij për Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin, duke thënë se nuk mund të sfidojnë kohën përgjithmonë.

    Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo për më shumë se 12 vite janë në një garë të bukur sportive se cili prej tyre është më i mirë.

    Argjentinasi dhe portugezi i kanë dhuruar shumë fansave të futbollit, por mosha në vitin e fundit duket se po fillon ta bëjë të vetën.

    Kështu mendon edhe legjenda angleze, Gary Lineker i cili shprehet se Ronaldo dhe Messi nuk mund të sfidojnë kohën.

    “Në muajin qershor Messi do të mbushë 35-vjeç, ndërsa Ronaldo sapo ka festuar datëlindjen e tij të 37-të. Do të ishte e udhës që edhe ne, sportdashësit tashmë të ulim disi pritshmëritë për Messin dhe Ronaldon”.

    “Sigurisht, ata bëjnë dhe do të vazhdojnë të bëjnë gjëra të mrekullueshme në fushë, por edhe këto dy perëndi të futbollit nuk mund ta sfidojnë përgjithmonë kohën”, ka thënë Lineker.

    Lajmi Paraprak

    Escobar: Nga Kosova presim angazhim në dialog dhe kompromis

    Lajmi i rradhës

    EUROINTEGRIME – Rama: Ndahemi nga RMV nëse nuk mbahet konferenca e parë brenda qershorit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë