Diego Costa i ofrohet Barcelonës

    Barcelona ka qenë mjaftë aktive gjatë afatit kalimtar të janarit me ardhjen dhe largimin e futbollistëve.

    Por ende nuk ka përfunduar asgjë sa i përket prurjeve të reja në Camp Nou, pasi kur kanë mbetur më pak se 48 orë deri në fund të afatit kalimtar, mund të ketë të tjera risi.

    Emri i fundit që i është ofruar kataluansve është sulmuesi brazilian Diego Costa.

    Sipas asaj që ka raportuar gazeta katalunase Sport, agjentët Costas e kanë ofruar atë te Barcelona dhe katalunasit po shqyrtojnë që t’i ofrojnë një kontratë gjashtë mujore.

    33-vjeçari aktualisht është një futbollist i lirë pas largimit nga Atletico Mineiro, ku ndihmoi këtë skuadër që ta fitoj titullin e kampionit në Brazil.

    Përveç Barcelonës e cila ka në tavolinë emrin e brazilianit, ai i është ofruar edhe skuadrave si St Etienne dhe Salenitana.

    Gjithsesi Costa ka vendosur të rikthehet në Evropë dhe pritet që deri nesër të mësohet emri i skuadrës së tij të re, që nuk përjashtohet të jetë ajo Barcelona.

    Lajmi Paraprak

    Këto bimë janë ideale për disa pjesë të shtëpisë

    Lajmi i rradhës

    Bursa shqiptare e energjisë, vënia në funksion do sjellë uljen e çmimit të rrymës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë