Driblimi i Brojës ndaj Maguires dhe reagimi i anglezit bëhen viral në rrjetet sociale (Video)

    Kapiteni i Manchester United, Harry Maguire, është komentuar shumë në rrjetet sociale pasi shpiku një strategji të re mbrojtje kundër sulmuesit shqiptar, Armando Broja në ndeshjen ndaj Southamptonit.

    Manchester Unitedi dhe Southamptoni luajtën baras 1-1 në në ndeshjen e zhvilluar në Old Trafford në kuadër të javës së 25-të në Ligën Premier.

    Golat në këtë përballje u shënuan nga Jadon Sancho (21’) për vendasit dhe Che Adams (48’) për mysafirët.

    Megjithatë, ndeshja u karakterizua me shumë raste nga të dyja skuadrat, por edhe momente ‘magjie’.

    Njëri nga lojtarët që bëri ‘magji’ ishte sulmuesi shqiptar i huazuar nga Chelsea, Broja, i cili pati për viktimë kapitenin Maguire.

    Broja ia vështirësoi punët Maguires gjatë gjithë ndeshjes, por një moment që vlen të përmendet ishte në fundin e ndeshjes.

    Ylli shqiptar mundi qendërmbrojtësin anglez në një garë shpejtësie në krahun e majtë dhe pastaj e dribloi atë me një lëvizje përpara se të shpërthente drejt zonës së penalltisë.

    Imazhet e këtij aksion përfunduan duke bërë xhiron e botës në mediat sociale, ku Maguire dukej sikur po provonte një strategji të re mbrojtëse, por pa sukses ndaj yllit shqiptar.

    Lajmi Paraprak

    Poezi për vdekjen

    Lajmi i rradhës

    Arsyeja pse farat e kajsisë konsiderohen si ilaçi më i fuqishëm nga natyra

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë