Driton Kuka, zgjidhet trajneri më i mirë në botë për vitin 2021 në xhudo

    Trajneri nga Kosova, Driton Kuka ka fituar çmimin e më të mirit në xhudo për vitin 2021.

    Federata Ndërkombëtare e Xhudos (IJF) ka filluar ndarjen e çmimeve për më të mirët për vitin 2021 (‘Judo Awards 2021’) pasi tashmë është mbyllur votimi.

    Përmes një ceremonie të zhvilluar online, IFJ, ka bërë të ditur se Kuka është zgjedhur trajneri më i mirë në botë për vitin 2021.

    Ceremonia virtuale e çmimeve gjatë ditës së sotme ka bërë nderimin e disa nga xhudistët, organizatat dhe individët më të mirë në botë që kontribuan në një vit tjetër historik për xhudon.

    Trajneri Kuka udhëhoqi shtetin e Kosovës drejt dy medaljeve të arta në Lojërat Olimpike që u zhvilluan këtë vit në Tokio.

    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova arritën që të fitojnë vendin e parë dhe kësisoj të sjellin dy medalje të tjera në Kosovë, pas Majlinda Kelmendit që shkroi historinë e para. 

    Lajmi Paraprak

    80 vjeçarja që lexon libra të politikës botërore: E kam lexuar Kuranin, Komploti botëror, Sekreti i madh (VIDEO)

    Lajmi i rradhës

    Publikohet lista e gjuhëve me të vështira për t’u mësuar

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë