Dy klubet e vetme që e duan transferimin e Ronaldos

    Cristiano Ronaldo ka më pak se një muaj kohë që të largohet nga Manchester United.

    Ylli portugez është duke kërkuar kalimin te një klub që luan në Ligën e Kampionëve, mirëpo ende nuk e ka gjetur një të tillë.

    Mirëpo, sipas asaj që raporton gazetari i AS, Manu Sainz, Atletico Madridi dhe Napoli janë skuadrat e vetme të interesuara për 37-vjeçarin.

    Edhe pse presidenti i Los Cholchoneros ka mohuar thashethemet, është Diego Simeone që po shtynë për transferimin e pesë herë fituesit të Topit të Artë.

    Ronaldo tashmë i ka konfirmuar Erik ten Hagut se e kërkon largimin nga “Old Trafford” dhe duan që çmimi i tij të caktohet sa më parë.

    Portugezi thuhet se e pëlqen kalimin te Atletico Madridi, mirëpo ende nuk ka lëvizje zyrtare në këtë drejtim.

    Edhe Napoli e do transferimin e Ronaldos, pasi që duan ta bëjnë figurë ikonike të tyre, si në rastin e Diego Maradonas. 

    Lajmi Paraprak

    Ushqimi të cilin nuk e duron pankreasi

    Lajmi i rradhës

    Në Tabanoc për hyrje dhe dalje pritet deri 60 minuta, në Bogorodicë deri 40 minuta

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë