Dyshimet për kurdisjen e rezultateve në Kosovë, Prokuroria: Po e trajtojmë rastin

    Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar sot (e premte) se kanë nisur t’i trajtojnë raportimet për kurdisje të ndeshjeve në futbollin kosovar.

    Gjatë ditës së djeshme, mediat franceze raportuan se futbolli kosovar është pjesë e një skandali të madh për kurdisjen e ndeshjeve dhe se nëntë persona kanë përfunduar në pranga për bast vënie.

    Më vonë, gazeta Le Parisen konfirmoi se klubi që po akuzohet për kurdisjen e ndeshjeve është Llapi nga Podujeva dhe katër janë takimet që dyshohen për kurdisje.

    Nuk ka vonuar shumë dhe tashmë ka reaguar edhe Prokuroria Themelore në Prishtinë, e cila ka konfirmuar se ka nisur të trajtojë rastet pas shkrimeve në portalet vendore.

    “Duke u nisur nga shkrimet e publikuara ditëve të fundit në portalet vendore, lidhur me rastet e kurdisjeve të ndeshjeve futbollistike kosovare, Prokuroria Themelore në Prishtinë njofton opinionin publik se, është duke i trajtuar këto raste, andaj për shkak të integritetit të procesit në të cilën gjenden, nuk mund të japim detaje të tjera për opinionin e gjerë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

    Lajmi Paraprak

    Frikë dhe shpresë: Jeta e shqiptarëve në Ukrainë një vit pas fillimit të luftës

    Lajmi i rradhës

    Kovaçevski: Nuk kemi sistem juridik ku ndëshkohet çdo keqpërdorim

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë