Eliminohet Maqedonia, mirëpo Enis Bardhi realizon gol ndaj Anglisë

    Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në futboll ka arritur ta ndal Anglinë me barazim 1-1 në Shkup në ndeshjen e fundit të eliminatoreve të Euro 2024.

    Golin për Maqedoninë e realizoi kapiteni shqiptar, Enis Bardhi. Minuta e 41-të solli një penallti për vendasit, pas një rishikimi në VAR.

    Bardhi nuk ishte i saktë nga pika e bardhë, por shqiptari shfrytëzoi devijimin e topit nga portieri për të çuar në rrjetë për 1-0.

    Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, ndërsa në të dytën Anglia bëri disa zëvendësime. Harry Kane arriti ti barazojë shifrat për 1-1 në minutën e 59-të.

    Deri në fund të dyja përfaqësueset kishin raste, por rezultati nuk ndryshoi.

    Kështu Maqedonia e mbyll këtë cikël eliminatorë me 8 pikë pas Italisë, Ukrainës dhe Anglisë që kualifikohet në Evropian si e para e grupit.

    Lajmi Paraprak

    FESTË PA GOLA | Shqipëria përfundon ciklin kualifikues si lidere e grupit për Euro 2024

    Lajmi i rradhës

    Aggeler: të gjithë e dinë se cilët janë të korruptuarit në RMV

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë