Elon Musk po bënte shaka, një tjetër miliarder synon blerjen e Manchster United

    Elon Musk dëshiron të blejë Manchester United? Jo, pronar i Teslas, e kishte me shaka, një tjetër miliarder, madje mjaft serioz, dëshiron të bëhet pronar i “Djajve të Kuq. “Dailymail” shkruan se Sir Jim Ratcliffe ka si objektiv të blejë shumicën e aksioneve të klubit legjendar anglez nga pronarët aktualë amerikanë, Glazers.Një zëdhënës, duke folur në emër të pronarit miliarder të Ineos (kompani shumëkombëshe me seli në Londër), theksoi se biznesmeni anglez e sheh veten si një “blerës potencial”.

    Ratcliffe, një tifoz i deklaruar i Manchester United, është i hapur për të blerë fillimisht një pakicë akisionesh me qëllim që të marrë kontrollin e plotë të klubit në të ardhmen.

    “Nëse klubi është në shitje, Jim është pa dyshim një blerës potencial”, tha zëdhënësi për “The Times”. “Nëse diçka e tillë do të ishte e mundur, ne do të ishim të interesuar të bisedonim me synimin për një pronësi të plotë në të ardhmen”, shtoi zëdhënësi.

    Ratcliffe do të përdorte investimet për të përmirësuar infrastrukturën aktuale, kryesisht në një “Old Trafford” të vjetruar.

    “Kjo nuk ka të bëjë me paratë që janë shpenzuar apo nuk janë shpenzuar. Jim po shikon se çfarë mund të bëhet tani dhe, duke e ditur se sa i rëndësishëm është klubi për qytetin, duket se është koha e duhur për një rifillim.”

    Shumica e aksioneve në klubin e Manchester United i takon familjes Glazer, me Avram dhe Joel Glazer përfaqësuesit kryesorë të familjes.

    Aksionet e tjera u përkasin investitorëve në Bursën e Nju Jorkut.

    69-vjeçari Jim Ratcliffe kohët e fundit u përpoq të blinte Chelsea-n, por oferta e tij u refuzua, pasi pronari aktual, Todd Boehly, dhe konsorciumi i tij morën pronësinë e klubit londinez. /TCH/

    Lajmi Paraprak

    Eksportet e energjisë “mund t’i rrisin të hyrat e Rusisë për gati 100 miliardë dollarë”

    Lajmi i rradhës

    Maqedonia do të furnizohet me 950 mijë tonë thëngjill për prodhimin e rrymës këtë dimër

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë