Inzaghi përshëndet tifozët e Lazio-s: E bardha dhe e kaltra përgjithmonë pjesë e shpirtit tim

    “Me shumë emocion dua t’ju informoj se aventura ime e mrekullueshme me Lazio do të përfundojë më 30 qershor”.

    Simone Inzaghi ka përshëndetur tifozët bardhekaltër me një deklaratë për “ANSA”-n, duke zyrtarizuar fundin e marrëdhënies së tij me klubin kryeqytetas, teksa e ardhmja e tij drejt Interit tashmë duket e sigurt.

    “Falënderoj klubin presidentin, lojtarët dhe tifozët që më kanë shoqëruar në këto 22 vite të mrekullueshme si lojtar dhe trajner. Ne luftuam dhe fituam së bashku. Këto ngjyra janë dhe do të qëndrojnë përgjithmonë në zemrën time: e bardha dhe e kaltra do të jetë përgjithmonë pjesë e shpirtit tim”, përfundoi ai.

    Lajmi Paraprak

    Njihuni me makinën më të shtrenjtë në botë

    Lajmi i rradhës

    Rrëfimi | Fati i trishtë i pasardhësve të Isa Boletinit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë