Njihuni me makinën më të shtrenjtë në botë

    Makina më e shtrenjtë në botë nuk është më Bugatti La Voiture Noire por Rolls Royce.

    Kompania britanike,  ka prezantuar makinën e re më të shtrenjtë në botë, që kushton 20 milionë paund!

    Modeli, i quajtur Boat Tail (Bisht varkë), është modeli i parë i një trioje makinash të personalizuara të frymëzuara nga varkat luksoze.

    Sipas mediave britanike është bërë me porosi të veçantë të një çifti pasanikësh aventurierë, ndërsa flitet se bëhet fjalë për një reper amerikan.

    Në pjesën e pasme të makinës përfshihet një set kuzhine për të shtruar darkë, me tavolinë, frigoriferë për të mbajtur shampanjën, karrige dhe një çadër për t’u ruajtur nga dielli.

    Kabina është modifikuar me porosi për të mbajtur orat e dorës së atij dhe asaj, madje secila mund të shndërrohet edhe në orën e makinës.

    Për ta ndërtuar makinën janë dashur 4 vite, ku çdo detaj, nga ngjyra bojëqielli deri te detajet e drunjta, janë punuar me dorë.

    Të dhënat teknike të makinës më të shtrenjtë në botë

    Përmasat: 5,7 metra e gjatë, 2 metra e gjerë, 1,6 metra e lartë

    Në brendësi: 4 vende, 2 dyer

    Motori: 6,75 litra V12 me dy turbo, rreth 570 kuaj fuqi

    Marshet: 8 marshe, automatike

    Shpejtësia maksimale: 250 km/h

    Nga 0 në 100 km/h në 5 sekonda

    Konsumi: 12,5 litra për 100 km 

    Lajmi Paraprak

    Imazhe qesharake që tregojnë anën jo shumë të këndshme të prindërve

    Lajmi i rradhës

    Inzaghi përshëndet tifozët e Lazio-s: E bardha dhe e kaltra përgjithmonë pjesë e shpirtit tim

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë