Gjimshiti dhe Xhaka pjesë e formacionit më të mirë të sezonit në Ligën e Europës

    Dy yjet shqiptar, Berat Gjimshiti dhe Granit Xhaka kanë qenë ndër më të vlerësuarit në edicionin 2023/24 të Ligës së Europës.

    Sezoni 2023/24 i Ligës së Evropës ka mbyllur siparin gjatë mbrëmjes së mërkurë, me Atalantën që fitoi trofeun duke mposhtur Bayer Leverkusenin në finale me rezultat 3-0.

    Kështu, mbrojtësi shqiptar, Gjimshiti, ishte ai i cili iu gëzua në fund triumfit dhe ngriti lart trofeun pasi edhe ishte kapiten i Atalantës.

    Paraqitjet e tij të mira këtë sezon kanë bërë që Gjimshiti të jetë pjesë e formacionit më të mirë të sezonit nga faqja e specializuar SofaScore.

    Gjimshiti ka pasur një notë mesatare prej 7.23 në ndeshjet e Ligës së Evropës, ndërsa Xhaka, i cili gjithashtu është pjesë e formacionit ka pasur notë 7.36.

    Përveç Gjimshitit dhe Xhakës, pjesë e formacionit të sezonit ishin edhe yje tjerë si Alejandro Grimaldo, Mohammed Kudus, Florian Wirtz dhe Pierre-Emerick Aubameyang.

    Formacioni i sezonitSvilar; Clauss, Gjimshiti, Mavraponos, Grimaldo; Xhaka; Kudus, Elliott, Wirtz, Harit; Aubameyang;

    Lajmi Paraprak

    Merita Koxhaxhiku do ta udhëheqë seancën konstituive të Kuvendit

    Lajmi i rradhës

    Bakteret e rrezikshme dhe rezistente ndaj antibiotikëve, OBSh publikon listën

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë