Golat akrobatikë që u kthyen në legjendarë në Kupat e Botërore

    Richarlison shënoi një gol të bukur me gërshërë në fitoren e Brazilit ndaj Serbisë me rezultat 2-0.

    Ai ia rregulloi vetës topin me një prekje magjike, ndërsa me tu ngritur topi, ai gjuajti bukur me gërshërë për të shënuar për 2-0, gjë që i kënaqi të pranishëm në Doha, por edhe më gjerë.

    Por t’i hedhim një sy golave të tjerë të bukur akrobatik që janë shënuar ndër vite në Kupat e Botës.

    Robin Van Persie

    Holandë – Spanjë, 2014

    Ishin duke humbur nga Spanja, dhe holandezëve iu duhej diçka.

    Daley Blind luan me një top të gjatë, duke e dërguar topin drejt zonës, aty ku Robin Van Persie improvizoi duke fluturuar dhe goditur topin me kokë, që shkoi në portën e Iker Casillas.

    Një gol ikonike dhe e paharrueshme. Një ditë e paharruar për holandezët

    Manuel Negrete

    Meksia – Bullgaria, 1986

    Të duhet një gjuajtje perfektë me gërshërë? Thirre Manuel Negreten e Meksikës.

    Në lojë e bukur e dyfishtë me shokun e skuadrës, top erdhi te ai në ngritje dhe Negrete e goditi me të parën me gërshërë për ta dërguar në rrjetë.

    Ai gol në vitin 2018 u zgjodh si më i bukua nga fansat në FIFA.

    James Rodriguez

    Kolumbi – Uruguai, 2014

    Një pranim i bukur i topit me gjoks, një teknik e jashtëzakonshme dhe tingulli i transversales: një gjë që e bëri James Rordiguez ndaj Uruguait.

    Ai ishte goli më i bukur i Kampionati  Botëror 2014, por edhe i atij viti në përgjithësi, duke e fituar çmimin Puscas.

    Edmilson

    Brazil – Kosta Rika, 2002

    Edmilson fluturon në ajër pas një harkimi të Rivaldos që u devijuan nga mbrojtja.

    Një lëvizje aktobatike nga braziliani që shënoi golin e tretë për të tijtë në fitoren 5-2.

    Brazili në fund e fitoi trofeun në atë vit.

    Maxi Rodriguez

    Argjentinë – Meksikë, 2006

    Një top i gjatë nga Pablo Sorin kontrollohet me gjoks nga Maxi Rodriguez, i cili ia rregullon vetës në volej për të gjuajtur dhe për të shënuar gol.

    “Ai gol nuk më ndryshoi mua, por ma ndryshoi karrierën. Njerëzit më kujtojnë dhe më njohin kudo që shkoj”, kishte thënë argjentinasi për atë gol. /Telegrafi/

    Lajmi Paraprak

    TI NUK E DI SE Ç’ËSHTË DASHURIA

    Lajmi i rradhës

    Tepihu fsheh rreziqe të shumta për shëndetin

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë