Incidente gjatë ndeshjes KF Shkupi dhe KF Shkëndija, anulohet loja (Video)

    Përditësim*

    Përfundimisht ndërpritet ndeshja e sotme ndërmjet KF Shkupi dhe KF Shkëndija

    Sot në stadiumin e Çairit zhvillohet ndeshja ndërmjet KF Shkupi dhe KF Shkupi për gjysmëfinale të Kupës. Luhet vetëm një ndeshje dhe ky takim vendos fituesin. Ekipi tetovar për momentin avanson me rezultat 1:0 ndaj KF Shkupit. Për shkak të hedhjes së gjësendeve në drejtim të stadiumit, gjegjësisht ndaj futbollistëve të Shkëndijës, kjo pas golit të Dashmir Elezit, sipas gazetarit Faton Zylbeari, ndeshja pritet të anulohet, kjo me vendim të arbitërve.

    Momentalisht, futbollistët e Tetovës janë brenda në zhveshtore dhe pritet vendimi zyrtar, nëse do të vazhdojë ndeshja apo do të shtyhet për një takim tjetër. Si Shkëndija edhe Shkupi drejt çerekfinales ecën në mënyrë bindëse. Ndesha e sotme do të duhej të mundësojë avansim në gjysmëfinale të Kupës.

    Lajmi Paraprak

    A E FILLOI MANDATIN ME GËNJESHTËR? | Prokurori Abazi ka një album të tërë fotografik me zyrtarë të BDI-së (Foto)

    Lajmi i rradhës

    Shkupi përballet me ndotje enorme të ajrit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë