A E FILLOI MANDATIN ME GËNJESHTËR? | Prokurori Abazi ka një album të tërë fotografik me zyrtarë të BDI-së (Foto)

    Në opinion dolën fotografi ku shihet kreu i ri i Prokurorisë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, Islam Abazi, në shoqërinë e anëtarëve të partisë politike BDI, të cilat minuan deklaratën e tij se nuk ka kontakte personale me Ali Ahmetin apo lidhje me ndonjë parti politike, përcjell Nistori.

    Pasi u deklarua publikisht para gazetarëve se nuk ka pasur kontakte personale me liderin e BDI-së Ali Ahmeti e as me një zyrtar tjetër të BDI-së, në rrjetet sociale kanë dalë foto të tij me zyrtarë të lartë nga radhët e partisë në fjalë.

    Në njërën foto, kreu i sapozgjedhur Abazi shihet me Fihri Ahmetin, vëllain e Ali Ahmetit, në një atmosferë të relaksuar shtëpiake, ndërsa në një tjetër me Nevzat Bejtën, anëtar i BDI-së, ish-kryetar i komunës së Gostivarit. Në të tretën është në shoqërinë e Dilaver Bekteshit, prokuror nga Kërçova dhe anëtar i shquar i BDI-së, shkruan Plusinfo.

    Në konferencën e djeshme për media, kreu i sapozgjedhur i Prokurorisë Publike për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, Islam Abazi, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve se çfarë dhe sa i afërt është ai me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti, duke qenë se vijnë nga i njëjti fshat, tha:

    “Nk kam qenë asnjëherë anëtar i ndonjë partie politike. Dhe në punën time të mëparshme nuk kam lënë përshtypjen se kam pasur marrëdhënie apo qëndrime me partitë politike. Mund të jemi takuar me zotin Ali Ahmeti, por nuk kemi kontakte personale. Miqësia me persona të tillë nuk është e ndaluar, por është e pahijshme. Nuk e kam të ndaluar të miqësohem me një politikan nëse ai nuk është pjesëmarrës në ndonjë procedurë apo nëse nuk ka asnjë rast penal ndaj tij” – tha Abazi.

    Abazi u zgjodh me 66 vota “pro” nga 163 prokurorë me të drejtë vote. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Jolevski: Abazit duhet t’i jepet hapësirë, le të dëshmohet

    Lajmi i rradhës

    Incidente gjatë ndeshjes KF Shkupi dhe KF Shkëndija, anulohet loja (Video)

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë