Italia kampione e EURO 2020, mposht Anglinë në finalen e madhe

    Foto: New York Times

    Përfaqësuesja e Italisë është shpallur kampione e EURO 2020, pasi në finale mposhti Anglinë.

    Pas më shumë se 120 minutave, Italia dhe Anglia nuk arritën të përcaktonin fituesin e finales së Euro 2020, pasi koha e rregullt dhe vazhdimet përfunduan 1-1.

    Në gjuajtjen e penalltive, Azzurët ishin më të saktë, duke realizuar tre, për dallim nga Tre Luannët që shënuan vetëm dy.

    Tre Luanët e filluan takimin më mirë se që e kishin menduar, duke kaluar në epërsi me anë të Luke Shaw, që u asistua nga Kieran Trippier.

    Ky gol i realizuar nga anëtari i Manchester United doli të jetë më i shpejti në histori të finaleve të Kampionateve Evropiane.

    Italia e barazoi rezultatin në minutën e 67, kur pas një rrëmuje në zonën e anglezënve, Leonardo Bonucci u gjet mjaftë mirë, dhe shënoi për 1-1.

    Me këtë rezultat përfunduan edhe dy vazhdimet prej 15 minutave, ndërsa fituesi u përcaktua nga penaltitë.

    Në gjuajtjen e penalltive, Italia ishte më e saktë, pasi shënoi tre, për dallim nga Anglia që realizoi vetëm dy./Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Pse dhimbjet e këmbëve janë më të zakonshme gjatë verës

    Lajmi i rradhës

    5 përfitime që merrni nga noti

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë