Joan Laporta zbulon pagën e Kylian Mbappes te Real Madridi

    Joan Laporta, presidenti i FC Barcelona, ​​mori pjesë në programin ‘Tot Costa’ të Catalunya Ràdio, ku zbuloi në pjesën e fundit të intervistës një fakt shumë të habitshëm për pagën që Kylian Mbappé mund të marrë në Real Madrid.

    Laporta deklaroi se Mbappe kërkon “40-50 milionë euro neto” në sezon , shumë larg mundësive të Barcelonës, e që me shumë gjasa kjo do të paguhet nga Real Madridi.

    “Ata nuk ta fitojnë Ligën e Kampionëve, as njëri dhe as tjetri ”, shtoi ai duke aluduar te Erling Haaland që shkoi te Manchester City.

    Presidenti këmbënguli në rëndësinë ekonomike të klubit, duke thënë se Barcelona nuk do të marr lojtarë më paga “25 deri në 30 milionë euro”.

    Kjo pasi sipas tij është ofendim ndaj të rinjve që kanë rinovuar së fundmi kontratat me klubin e Barcelonës.

    Lajmi Paraprak

    Kur ndodh çekuilibri hormonal?

    Lajmi i rradhës

    Shqipëria ul varësinë nga nafta ruse | Gruri rus u zëvendësua me atë serb

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë