Juventusi futet në garë për Antonio Rudiger

    Chelsea duket i paaftë për t’i ofruar Antonio Rudiger një kontratë të re siç dëshiron ai dhe Juventus thuhet se është gati të hyjë në garë që të përballet me Real Madridin, Manchester Unitedin dhe Neëcastlen.

    Reprezentuesi gjerman nuk është i panjohur për Serie A, pasi ka luajtur tashmë për Romën përpara se të transferohej në “Stamford Bridge”.

    Kontrata e tij po skadon më 30 qershor dhe ai nuk dukej i përgatitur për të nënshkruar një zgjatje të re.

    Kjo tani duket krejtësisht e pamundur, pasi pronarit të Chelseat, Roman Abramovich, i janë ngrirë asetet në Mbretërinë e Bashkuar si pjesë e sanksioneve kundër oligarkëve rusë, kështu që klubi nuk mund të negociojë ndonjë kontratë të re.

    Prandaj, Rudiger do të jetë në dispozicion si lojtar i lirë dhe ka një listë të klubeve të interesuara, duke përfshirë Juventusin, Manchester Unitedin dhe Neëcastle.

    Sipas Calciomercato.com, Rudiger po kërkon të dyfishojë pagën e tij aktuale, e cila është 5 milionë euro në sezon.

    Juventusi po përpiqet të ulë faturën e pagës mesatare dhe ka shtyrë sërish takimin e tyre për të diskutuar marrëveshjen e re të Paulo Dybalas.

    Ai fillimisht kishte rënë dakord 10 milionë euro në sezon plus bonuset, por Bianconerët tani po përpiqen të negociojnë një shifër më të ulët.

    Lajmi Paraprak

    Shqipëria mbetet në listën gri të Komisionit Europian për pastrimin e parave

    Lajmi i rradhës

    Pallatet mbretërore më përrallore në Europë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë