Juventusi gati t’i përmbushë kërkesat për Frenkie de Jong

    Frenkie de Jong është njëri nga lojtarët më të përfolur për një largim të mundshëm nga Barcelona.

    Mesfushori holandez është shumë i rëndësishëm për katalunasit, por shitja e tij mund t’i ndihmojë klubit për të ardhura shkaku i krizës financiare që e ka kapluar Barcelonën.

    Shumë skuadra të mëdha janë vënë pas holandezit edhe pse Barcelona ende nuk ka vendosur nëse do ta shes atë ose jo.

    De Jong është shumë i rëndësishëm për Barçën, por edhe 70 milionë euro për klubin janë mëse të nevojshme.

    Juventusi është skuadra e fundit që është futur në garë për holandezin dhe sipas Tuttosport, është gati të shpenzojë 70 milionë euro për të.

    Mund të ndodh edhe një shkëmbim mes dy klubeve, pasi Barcelona po interesohet prej kohësh për Matthijs de Ligt të Juventusit.

    Gjithsesi këto mbetën vetëm spekulime deri në verë kur do të vendoset e ardhmja e De Jong e De Ligt.

    Lajmi Paraprak

    Çfarë e bën një fëmijë të ndrojtur?

    Lajmi i rradhës

    Mickoski: Kryeministri e humbi shansin për të arritur unitet kombëtar për çështjen me Bullgarinë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë