Ka realizuar 95 gola në 94 ndeshje, kush është futbollisti që sfidon Ronaldon në Arabinë Saudite

    Viti kalendarik 2022 u mbyll me lajmin e bujshëm të transferimit të yllit portugez Kristiano Ronaldo te e Al Nasr më Arabinë Saudite. Kjo ishte hera e parë në karrierë që CR7 largohej nga Europa, teksa mbetet një eksperiencë totalisht për t’u zbuluar, në një kampionat të panjohur, me një pagë stratosferike dhe një rival të ri, me të cilin do të duelojë për rolin e protagonistit.

    Bëhet fjalë për Abderrazak Hamdallah, një sulmues maroken jo fort i njohur, që luan me Al Itihad dhe ka shifra shënimi që do t’i kishin zili shumë të tjerë.

    Plot 95 gola në 94 ndeshje, e kanë bërë Hamdallah një idhull në Arabi dhe me të drejtë e shohin si rivalin në distancë të Kristiano Ronaldos, për trofeun e “Këpucës së Artë” në shtetin saudit.

    Jo vetëm kaq, sulmuesi Hamdallah ka treguar gjithë karrierën e tij se e ka në gjak golin, pasi ka shënuar 25 gola në 32 ndeshje në kampionatin maroken dhe po kaq në kampionatin kinez, ndërsa në Norvegji numëron 15 gola në 27 ndeshje.

    Me 32 vite mbi supe, Hamdallah e ka kaluar prej kohësh shifrën e 200 golave në karrierë, teksa tani do të ketë një motivim ekstra, të rivalizojë me 5 herë fituesin e Topit të Artë.

    Lajmi Paraprak

    Profesionet që pritet të kërkohen dhe paguhen më shumë në 2023!

    Lajmi i rradhës

    Profesionet me rrogën më të lartë në Maqedoninë e Veriut

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë