Kahn flet për transferimin e mundshëm të Ronaldos

    Drejtori i përgjithshëm i Bayern Munichut, Oliver Kahn ia ka mbyllur dyert një transferimi të mundshëm të Cristiano Ronaldos nga Manchester Unitedi.

    Ronaldo ka kërkuar të largohet këtë verë nga Old Trafford nëse një ofertë e pranueshme vjen për të.

    Ylli portugez është lidhur me shumë klube të njohura evropiane, ndër to edhe gjigantin gjerman, Bayern Munich.

    Megjithatë, pas mohimit të transferimit të tij nga drejtori sportive, Hasan Salihamdzic, tani ka ardhur edhe një ‘jo’ nga drejtori i përgjithshëm, Kahn.

    “Unë e dua Cristiano Ronaldon, lojtar fantastik, por çdo klub ka një filozofi dhe nuk jam i sigurt nëse do të ishte sinjali i duhur për Bayernin dhe Bundesligën nëse do ta nënshkruanim tani”.

    “Një lëvizje e tillë nuk përputhet domosdoshmërisht me idetë tona”, ka thënë drejtori i Bavarezëve.

    Ndryshe, Bayerni së fundmi ka pranuar ofertën e Barcelonës për Robert Lewandowskin, por nuk dihet nëse do kërkojnë domosdoshmërisht një tjetër qendërsulmues pas transferimit të Sadio Mane nga Liverpooli.

    Lajmi Paraprak

    Kur mund të hajë akullore fëmija juaj?!

    Lajmi i rradhës

    Zjarret vazhdojnë të përhapen në Europën e mbërthyer nga vala e të nxehtit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë