Kampionati Europian me 9 futbollistë shqiptarë

    Sot (e premte) fillon Kampionati Evropian i futbollit “Euro 2020”, ku do të paraqiten nëntë futbollistë shqiptarë me disa kombëtare të ndryshme.

    Kosova dhe Shqipëria nuk arritën të kualifikohen në Kampionatin Evropian, por futbollistët shqiptarë nuk do të mungojnë.

    Te Zvicra si zakonisht janë ftuar Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri dhe Admir Mehmedi. Në listën e gjerë ishte edhe Andi Zeqiri, por që nuk u ftua në mesin e 26 lojtarëve, shkruan albinfo.ch.

    Xhaka, Shaqiri dhe Mehmedi kanë përvojë nga Kampionatet e kaluara. Xhaka do të jetë kapiten i Helvetikëve.

    Zvicra ndodhet në grup me Uellsin, Italinë dhe Turqinë. Sfidën e parë do ta ketë ndaj Uellsit, të shtunën nga ora 15:00.

    Për herë të parë Maqedonia e Veriut është kualifikuar në një Evropian.

    Gjashtë futbollistë shqiptarë janë ftuar: Visar Musliu (Fehervar), Egzon Bejtulai (Shkëndija), Ezgjan Alioski (Leeds United), Arijan Ademi (Dinamo Zagreb), Enis Bardhi (Levante), Ferhan Hasani (Partizani Tirana).

    Maqedonia e Veriut gjendet në Grupin C, së bashku me Holandën, Austrinë dhe Ukrainën.

    Lajmi Paraprak

    Grimcimi i vazhdueshëm | Pasojë e monotonisë apo e urisë?

    Lajmi i rradhës

    Gjetjet e reja në Çernobil shqetësojnë shkencëtarët

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë