Karim Benzema largohet nga Real Madridi pas 14 vjetësh

    Lojtari më i dekoruar i Real Madridit, Karim Benzema, do të largohet nga ky klub pas 14 vjetësh.

    Sulmuesi francez, 35-vjeçar, i ka fituar 25 trofe përgjatë periudhës sa ka qenë në këtë klub, si dhe i ka shënuar 353 gola, në 647 paraqitje.

    Kështu, është ai golashënuesi i dytë më i mirë i klubit, pas Cristiano Ronaldos.

    “Real Madridi dhe kapiteni ynë, Karim Benzema, jemi pajtuar që t’i japim fund kësaj periudhe fantastike dhe të paharrueshme”, është thënë në deklaratën e klubit.

    “Real Madrid dëshiron të tregojë mirënjohje për këtë lojtar, që veçse është ndër figurat më të çmueshme për ne”.

    “Karriera e Karim Benzemas në Real Madrid, ka qenë shembull i punës dhe profesionalizimit, dhe ai i ka përfaqësuar vlerat e klubit. Karim Benzema e ka fituar të drejtën për të vendosur për të ardhmen e tij”.

    Benzema i është bashkuar këtij klubi, pas një transferimi nga Lioni, në korrik të vitit 2009.

    Atëbotë, transferimi i tij ka kushtuar 35 milionë euro.

    Të dielën televizioni i Arabisë Saudite, Al Ekhbariya, ka raportuar se Benzema do të nënshkruajë kontratë dyvjeçare me klubin, Al-Ittihad. /REL/

    Lajmi Paraprak

    Si të mbroheni prej alergjisë nga dielli

    Lajmi i rradhës

    Dy ide kreative për t’i vendosur pikturat në shtëpi

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë