Khabib: Mbështetja për McGregorin është ‘e keqe’ për MMA pas humbjes së tij në UFC 264

    Khabib Nurmagomedov ka ringjallur grindjen e tij me Conor McGregor duke këmbëngulur se sporti i MMA “do të shkojë në një mënyrë të keqe” nëse njerëzit vazhdojnë ta mbështesin irlandezin.

    Shpresat e McGregor për të marrë hak ndaj humbjes së tij në UFC 257 ndaj Dustin Poirier u shkatërruan në luftën e tyre të trilogjisë në UFC 264 të shtunën e kaluar.

    Superylli irlandez i UFC0-së pësoi një thyerje të tmerrshme të kyçit të këmbës në raundin e parë, me Poirier që mori një fitore me vendim të mjekëve dhe gjyqtarit në luftën e zhvilluar në Las Vegas.

    Sidoqoftë, McGregor nuk bëri asgjë për ta mposhtur amerikanin ndërsa pas humbjes ofendoi kundërshtarin dhe gruan e tij, Jolie Poirier.

    Khabib, i cili mundi McGregor në luftën e tyre më 2018 në UFC 229, tani ka goditur irlandezin për veprimet e tij të diskutueshme brenda dhe jashtë oktogonit.

    32-vjeçari nga Dagestani shpërtheu ndaj McGregor dhe është i hutuar nga komentet e tifozëve në mbështetje të irlandezit.

    “Paratë dhe fama tregojnë se kush je”, ka thënë fillimisht Khabib për ESPN.

    “Gjatë gjithë kohës ne dëgjojmë se paratë dhe fama ndryshojnë njerëzit, por jo. Kur vijnë paratë dhe fama, këto dy gjëra tregojnë kush je”.

    “Dhe çfarë ka bërë McGregor? Asgjë. Ju mund të shikoni gjithçka që ai bëri dhe të kuptoni, është ashtu si Dustin tha: “Ky djalë është një thes me m**”.

    “Unë pashë shumë komente që përpiqeshin ta mbështesnin atë. Si do ta mbështesni këtë djalë? Kur fëmijët, brezi i ri e shikojnë atë, shikojnë këtë sport? Nëse doni të promovoni luftën tuaj, promovoni”.

    “Nëse komuniteti MMA do të mbështesë këta njerëz të këqij, ky sport do të shkojë në një mënyrë të keqe”, përfundoi Nurmagomedov. /Telegrafi/

    Lajmi Paraprak

    Si të humbisni në peshë duke ngrënë banane në mëngjes

    Lajmi i rradhës

    Rëndësia e bimëve të dhomës që t’i ujisni në intervale të sakta kohore

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë