Ish-mesfushori i Gjermanisë dhe Real Madridit, Sami Khedira ka vlerësuar Barcelonën dhe Paris Saint-Germain si favoritët kryesorë për të fituar Ligën e Kampionëve.
Khedira ka theksuar punën e trajnerëve Hansi Flick dhe Luis Enrique për mënyrën si kanë krijuar skuadra të bashkuara dhe funksionale.
Ai përmend gjithashtu Interin si një ekip shumë të fortë dhe me përvojë, ndërsa thekson se Bayerni nuk duhet nënvlerësuar, pavarësisht humbjes në ndeshjen e parë.
“Barcelona dhe PSG po i kalojnë të gjithë të tjerët tani. Hansi Flick ka kontroll të plotë të ekipit: ai u ka dhënë atyre besim dhe një vizion të qartë të lojës”, ka thënë fillimisht Khedira për Goal.
“Interi është një ekip i fortë. “Ata janë të pjekur, dinë të vuajnë dhe të mbrohen. Për mua, një nga favoritët për Ligën e Kampionëve. Por, kurrë mos e nënvlerësoni Bayern Munich”, përfundoi gjermani.
Ndryshe, në ndeshjen e parë të çerekfinaleve, katalunasit mposhtën 4-0 Borussia Dortmundin, parisienët mposhtën 3-1 Aston Villan, ndërsa Interi fitoi 2-1 në udhëtim te Bayern Munichu.