Luis Suarez, ka kërkuar transferimin te Arsenali

    Luis Suarez ka zbuluar se dëshironte të largohej nga Liverpulli dhe të shkonte te Arsenali në vitin 2013, pasi që kishte dëshirë të luajë në Ligën e Kampionëve. Uruguaiani iu bashkua “Të Kuqve” në vitin 2011, dhe luajti në “Anfild Road” për tri vjet para se të shkonte te Barcelona.

    “Mendoj që i kisha bërë një vit e gjysmë kur Brendan [Rogers] mori timonin në korrik, 2012. Atëbotë, kisha mundësi të nënshkruaja për klube të tjera, të cilët më kontaktonin, por ai më telefonoi kur isha me pushime në Uruguaj për të më thënë që mendonte ndryshe dhe se donte ta ndryshonte klubin dhe filozofinë e tij, që donte që klubi të kthehej në Ligën e Kampionëve dhe të luftonte për t’i fituar trofetë e mëdhenj, që ai do ta bënte ekipin të luajë futboll shumë të mirë. Ai kërkoi që t’i besoj. Më pëlqeu muhabeti”.

    Mirëpo ai vit nuk kishte shkuar sipas planit, dhe Suarezi përsëri ishte tunduar që të shkojë te një klub që luan në Ligën e Kampionëve.

    “Ai nuk ishte vit qysh e donim, por idetë tashmë ishin shumë të qarta. Por pastaj shkoi stinori 2012-2013, dhe doja që të nënshkruaja me Arsenalin, pasi kishte luajtur në Ligën e Kampionëve në secilin sezon para tij,” tha mes tjerash Luis Suarez për UEFA.com.

    Lajmi Paraprak

    Taravari kërkon dorëheqjen e Ali Ahmetit

    Lajmi i rradhës

    Kupa e Maqedonisë, sfida derbi në Tetovë dhe Shkup

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë