Kohë të vështira për Ronaldon – rënia milionëshe e tij

    Kohë të vështira po kalon Cristiano Ronaldo, i cili është në momentin më të vështirë të karrierës së tij te Manchester United.

    Ai qëndron shumë në stol, mezi luan, nuk shënon, nuk është protagonist dhe ka tension me trajnerin.

    Një situatë e vështirë që përtej inatit, shqetësimit personal apo pulsit të tij me Erik ten Hag, ka shkaktuar edhe zhvlerësim të CR7 në treg. Vlera e Cristianos është në minimum si në fushë, ashtu edhe te performanca, shifrat dhe golat e tij të cilat kanë rënë ndjeshëm; sikurse edhe çmimi i tij, i cili është pothuajse në pikën më të ulët të karrierës.

    Te Real Madridi më i shtrenjti

    Cristiano Ronaldo u bë nënshkrimi më i shtrenjtë i Real Madridit në vitin 2009 me 96 milionë eurot që klubi i Los Blancos pagoi për të, pikërisht te Manchester United.

    Performanca e tij spektakolare në “Santiago Bernabéu” e rriti çmimin e tij në 120 milionë euro, të cilin ai e arriti në vitet 2014, 2015 dhe 2018, sipas të dhënave nga Transfermarkt.

    Më vonë, Juventusi i pagoi Real Madridit 112 milionë për CR7 në verën e vitit 2018. Katër vjet më vonë, ato shifra marramendëse janë shumë larg.

    Nga 10 ndeshjet e luajtura deri më sot në Ligën Premier, portugezi ka luajtur tetë prej tyre, por vetëm dy si titullar, në total 340 minuta. CR7 ka shënuar vetëm një gol në kampionat dhe një tjetër në Ligën e Evropës.

    Lojtari i 171 në Ligën Premier…

    Për të gjitha këto, vlera e tij në treg ka rënë. Për momentin, sipas të dhënave nga Transfermarkt , çmimi i lojtarit portugez do të ishte 20 milionë euro, më pak se gjysma e vlerësimit të tij prej 45 milionë euro që ishte në qershor të vitit 2021 , vetëm disa muaj para se të mbërrinte te Man United.

    Rënia e Cristianos ka bërë që ai të zërë vendin e 15-të në skuadrën e ‘djajve të kuq’ për sa i përket çmimit.

    Lojtari më i shtrenjtë në skuadër është bashkatdhetari i tij Bruno Fernandes: 85 milionë euro. Ai pasohet nga Jadon Sancho dhe Antony, me 75 milionë euro.

    Nga ana tjetër, në Ligën Premier, CR7 është lojtari i 171-të në renditje, me vlerën e tregut.

    Shifrat e Ronalos në Ligën Premier (Foto: Marca)

    Vlerë ‘më të ulët’ vetëm kur ishte 19 vjet

    Vlerësimi i tij ka rënë gradualisht vitet e fundit: 120 milionë në janar 2018: 75 në dhjetor 2019: 60 në gusht 2020: 45 në qershor 2021 dhe 20 në shtator 2022…

    Vetëm kur ishte 19 vjeç , sipas të dhënave nga Transfermarkt , Cristiano ishte nën ato 20 milionë euro vlerë: në tetor 2004 kushtonte 18 milionë euro.

    E ardhmja

    Gabimi i Cristiano Ronado ndodhi në vitin 2018 dhe jo në luftën e tij me Ten Hag tani.

    Tani, përveç kësaj, Cristiano Ronaldo po përballet edhe me sanksione pas vrazhdësisë së tij në ndeshjen ndaj Tottenhamit. Ai u largua herët në dhomat e zhveshjes dhe, siç e ka pranuar, Ten Hag refuzoi të hynte në fushë. /telegrafi/

    Lajmi Paraprak

    Boshnjakja vjen me ekspozitën e saj artistike në moshën 100-vjeçare

    Lajmi i rradhës

    Kosova po merr punëtorë nga Turqia dhe India, ka mungesë të punëtorëve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë