Kosova e dyta me më së shumti medalje në xhudo në “Tokio 2020”, lë pas vetes Francën, Gjermaninë dhe Austrinë

    Me disfatën e djeshme të Loriana Kukës në “Tokio 2020”, është mbyllur aventura e xhudistëve të Kosovës.

    Ekipi i xhudos së Kosovës shënoi sukses të jashtëzakonshëm në këtë olimpiadë.

    Në krye me trajnerin Driton Kuka, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova i sollën dy medalje të arta Kosovës.

    Komiteti Olimpik i Kosovës tani ka publikuar renditjen e shteteve me më së shumti medalje në xhudo në këtë olimpiadë.

    Kosova e zë vendin e dytë me dy medalje të arta të fituara, kurse Japonia zë vendin e parë me tetë medalje të arta, një të argjendtë dhe një të bronztë.

    Kështu, Kosova lë pas vetes shtetet si Franca, Gjermania, Austria dhe Sllovenia.

    Lajmi Paraprak

    9 gratë që kanë ndryshuar botën me gjetjet e tyre në shkencë

    Lajmi i rradhës

    Uellsi hyn në listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë