Kupa e botës, Blatter: Zgjedhja e Katarit ishte një gabim i madh

    Ish-presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter, ka dhënë një intervistë për mediat zvicerane, ku tha se zgjedhja e Katarit si mikpritëse e Kupës së Botës ishte një gabim i madh dhe se presidenti francez Nicolas Sarkozy luajti rolin kryesor në gjithçka.

    Kampionati Botëror do të mbahet në nëntor dhe dhjetor në vendin aziatik, që është hera e parë që zhvillohet në këtë kohë.

    “Zgjedhja e Katarit ishte një gabim i madh dhe fillimisht u ra dakord që Rusia të ishte mikpritëse në vitin 2018 dhe që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të organizonin Kupën e Botës në vitin 2022. Është dashur të ishte një gjest paqeje për dy vende sepse do të kishin mundësinë që të organizonin Kupën e Botës njëri pas tjetrit ”, kujton Blatter.

    Shtatë ditë para kongresit të FIFA-s të vitit 2010, pati një ndryshim, me Blatterin që ia hodhi fajin Michel Platinit.

    “Platini më telefonoi dhe më tha se nuk do të ishte e mundur të realizohej plani ynë dhe më tha se kishte marrë një telefonatë nga Presidenti i Francës, Sarkozy, i cili sapo kishte përfunduar takimin me njeriun e parë të Katarit”.

    “Më pas Sarkozy i kishte thënë Platinit se donte që FIFA t’i jepte Katarit organizimin e Kupës së Botës dhe megjithëse unë isha kundër. Platini më pyeti se çfarë do të bëja nëse presidenti i vendit më kërkonte diçka. Unë i thashë që nuk e kam këtë ndjenjë sepse ne në Zvicër nuk kemi president dhe në fund katër votat që solli Platini ishin vendimtare që Katari të presë eventin në vend të SHBA-së. Kjo është e vërteta”, tregon Blatter.

    Në fund ai e ka pranuar se gjithçka ka ndodhur “për para” dhe Franca doli më e fituara prej kësaj.

    “Sigurisht që gjithçka ishte për para dhe gjashtë muaj pas kësaj, Katari bleu avionë luftarakë për Francën me vlerë 15 miliardë dollarë”, përfundoi Blatter. 

    Lajmi Paraprak

    Gjermania: Kosova dhe Serbia, të përmbahen e mos ta përshkallëzojnë situatën në veri

    Lajmi i rradhës

    Ajri në Tetovë është i ndotur, inspektorët janë në terren për të identifikuar problemin

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë