Kuqezinjtë me një këmbë në EURO 2024 – shënon tre gola Çekisë dhe merr fitore

    Shqipëria ka shënuar fitore ndaj Çekisë me rezultat 3-0 në ndeshjen eliminatore për Euro 2024.

    Çekët e kishin nisur më mirë ndeshjen duke rrezikuar që në start me Mojmir Chytil që gjuajti nga distanca, por Etrit Berisha ishte në vend.

    Shqipëria u lirua në lojë dhe arriti ta zhbllokojë ndeshjen në minutën e nëntë, kur Jasir Asani si zakonisht nga distanca shënoi super gol për 1-0.

    Festë e madhe në Air Albania nga 22 mijë tifozë që janë tubuar në stadium.

    Në minutën e 18-të, Shqipëria ka mundur të shtojë epërsinë kur Jiri Pavlenka bëri pritje shumë të mirë në goditjen e Sokol Cikalleshit.

    Në minutën e 40-të u duk që Çekia barazoi shifrat, kur Mojmir Chytil shënoi. Por gjyqtari e kishte vrenjtur që ai e kishte shtyrë topin me dorë në rrjetë dhe e ndëshkoi me karton të verdhë që ishte i dyti për të, duke e lëshuar lojën.

    Shqipëria ka mundur të shënojë edhe në fundin e pjesës së parë, kur Ylber Ramdani mori një top në mesfushë dhe nisën bukur një kundërsulm, por pasimi për Nedim Bajramin ishte i shpejtë.

    Me të filluar pjesa e dytë, Shqipëria hipotekoi fitoren, duke shënuar golin e dytë.

    Zhvillohej minuta e 51-të, kur Asani harkoi për tokë një top në zonë, që u ulë nga Sokol Cikalleshi bukur për të shkuar te Taulant Seferi i cili shënoi me një gjuajtje të fortë për 2-0.

    Por djelmoshat e Sylvinhos nuk u ndalën dhe shtuan epërsinë në minutën e 73-të për 3-0, ku Mirlind Daku asiston te Taulant Seferi i cili me portën e zbrazët shënoi golin e dytë personal.

    Në minutën e 82-të ishte radha e Arbnor Mujës që të shënojë, por pasi rasti u shikua në VAR u anulua për pozitë jashtë loje.

    Shqipëria tani ka 13 pikë dhe i duhet vetëm edhe një pikë ndaj Moldavisë ose Ishujve Faroe për të siguruar kualifikimin.

    Lajmi Paraprak

    “Gjuha e urrejtjes në Maqedoni edhe më tej nuk sanksionohet”

    Lajmi i rradhës

    Kosova mposht Andorrën, shkon në kuotën e shtatë pikëve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë