Kuqezinjtë vizitojnë fëmijët me nevoja të veçanta në Tetovë

    Futbollistët e Shkëndijës kanë vizituar fëmijët me nevoja të veçanta në Qendrën Ditore dhe në paralelen e specializuar që funksionon në kuadër të Shkollës Fillore “Liria” në Tetovë.

    Egzon Bejtullai dhe Florent Ramadani, duke vazhduar traditën e vizitës së fëmijëve në prag të festave të fundvitit, atyre iu dhuruan pako të Vitit të Ri. Kështu futbollistët kuqezi, duke u shoqëruar me fëmijët u kujdesën që atyre t’ua zbukurojnë edhe më tepër këtë periudhë festive para festës së Vitit të Ri.

    Duke iu dëshiruar fëmijëve shëndet dhe lumturi në vitin e ardhshëm, kuqezinjtë përçuan porosinë që të gjithë së bashku, sa më shumë të promovojmë përgjegjësitë shoqërore të cilat i bartim secili prej nesh dhe së bashku të ndërtojmë një shoqëri më pozitive në vendin në të cilin jetojmë. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Xhaferi: Me formimin e qeverisë së re shmanget një krizë politike

    Lajmi i rradhës

    Pse largohen besimtarët nga kisha?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë