Kur do ta zyrtarizojë Juventusi rikthimin e Paul Pogbas?

    Sipas raportimeve të mediave të shumta në Itali, Juventus beson se nuk ka pengesa për kthimin e Paul Pogba në “Allianz Stadium” dhe nënshkrimi i tij do të shpallet në fillim të korrikut.

    Il Corriere dello Sport dhe gazetari Romeo Agresti i Goal.com raportojnë se Juventusi ka besim se Pogba do të kthehet në Torino gjashtë vjet pas transferimit të tij prej 100 milionë eurove te Manchester United.

    Agresti raporton se Zonja e Vjetër ka ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për të rinënshkruar me francezin si lojtar i lirë.

    Të dy palët janë ende duke diskutuar për kohëzgjatjen e kontratës (tre ose katër vjet), por Pogba tashmë ka rënë dakord për kushtet personale me klubin duke i dhënë dritën jeshile rikthimit të tij në Juventus.

    Bianconerët nuk kanë frikë nga ofertat e tjera, si PSG, që do ta bindin Pogban të ndryshojë qëndrimin e tij.

    Si Corriere dello Sport ashtu edhe Goal.com raportojnë se marrëveshja do të shpallet në fillim të korrikut .

    Kjo për arsye burokratike, të lidhura edhe me financat e klubit. Juventus nuk ka dyshime se Pogba do të kthehet në klub sezonin e ardhshëm.

    Lajmi Paraprak

    Çlirimi i Kosovës dhe pushtimi i Ballkanit

    Lajmi i rradhës

    “Me çmimet aktuale, rroga në Maqedoni duhet të jetë 1 mijë euro”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë