Kush është stadiumi me atmosferën më të zjarrtë në botë sipas Messi-t

    Lionel Messi ka folur për atmosferën më të zjarrtë në të cilën ka luajtur ai gjatë karrierës së tij.

    Legjenda argjentinase ka hyrë tashmë në histori si njëri prej lojtarëve më të mirë që ka luajtur futboll.

    Gjatë karrierës së tij të bujshme, Messi ka luajtur për Barcelonën, Paris Saint-Germainin ndërsa tani aktivizohet në radhët e Inter Miamit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Deri më tani, 37-vjeçari ka shënuar 748 gola në 922 paraqitje në të gjitha garat, ndërsa në skenën ndërkombëtare, Messi ka realizuar 128 gola në 211 ndeshje për Argjentinën.

    Për gjatë viteve, Messi ka përjetuar disa nga atmosferat më armiqësore që futbolli mund t’i ofrojë, duke përfshirë, ‘Anfield’, ‘San Siro’ dhe ‘Santiago Bernabeu’.

    Sidoqoftë, duket se është stadiumi i gjigantit skocez Celtic ai që i ka bërë më së shumti përshtypje atij.

    Në vitin 2012, Messi dhe Barcelona ishin mposhtur me rezultat 2-1 nga Celticu në atë që ishte një prej rezultateve më befasuese në histori të Ligës së Kampionëve.

    Në një artikull të publikuar në vitin 2020 nga faqja zyrtare e Celtic, Messi foli për vizitën e tij në ‘Celtic Park’.

    “Ndeshjet ndaj Celticut ishin të veçanta dhe dua t’i kujtoj ato. Celtic Park është një vend i vështirë për të luajtur. Nuk është asnjëherë e lehtë që të marrësh një rezultat atje”.

    “Ne e dinim se do të kishim një ndeshje të vështirë në rast se do përballeshim me ta në Ligën e Kampionëve, por të gjithë ata që ishin të përfshirë në ndeshjet Barcelona vs Celtic do të dëshironin të shkonin dhe të luanin atje sërish”, ka thënë Messi.

    Lajmi Paraprak

    Sëmundjet e veshkave – Ushqimet me kalium që duhen shmangur patjetër

    Lajmi i rradhës

    Fshehja e faktit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë