Lionel Messi dhe Neymar u sulmuan nga tifozët e PSG-së

    Trajneri i Paris Saint-Germain, Mauricio Pochettino foli për incidentin e javës së kaluar ku tifozët sulmuan Lionel Messin dhe Neymarin.

    Reagimi erdhi nga tifozët e klubit gjatë fitores së tyre 3-0 ndaj Bordeaux në “Parc des Princes” të dielën e kaluar.

    Pochettino ishte i zhgënjyer nga incidenti që ndodhi javën e kaluar.

    “Kishte trishtim për atë që përjetuam, ishte ndjenja që kanë lojtarët. Edhe ne. E jetojmë kolektivisht”.

    “Të gjithë janë prekur, por në futboll nuk mund të ndalemi. Duhet të kërkojmë qëllimin e fundit, i cili është të fitojmë kampionatin, t’i japim klubit një titull të ri. Duhet të mobilizojmë energjitë për të ecur përpara”, ka thënë Pochettino.

    PSG u eliminua nga Liga e Kampionëve nga Real Madrid në fillim të këtij muaji. Ata pësuan një humbje prej 3-1 në “Santiago Bernabeu”, e cila i bëri ata të dilnin nga turneu me rezultat të përgjithshëm prej 3-2. /Telegrafi/

    Lajmi Paraprak

    “Biden, Macron na premtuat që do na ndihmonit! Fëmijët tanë po vdesin”, thirrja prekëse e oficerit

    Lajmi i rradhës

    OKB: Të paktën 847 civilë të vrarë në Ukrainë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë