Lista me 40 lojtarët me më shumë asistime në shekullin e 21-të

    Janë emëruar në një listë të vetme 40 lojtarët me më shumë asistime në shekullin e 21-të, me Lionel Messin që kryesor listën, i ndjekur nga rivali i tij më i madh Cristiano Ronaldo dhe emra të tjerë të njohur pas tyre.

    Kur bëhet fjalë për artin e ëmbël të shënimit, Ronaldo është mjeshtër, pasi asnjë lojtar në historinë e futbollit profesionist nuk ka shënuar më shumë se superylli i Manchester United.

    Deri më tani në kohën e këtij shkrimi, Ronaldo ka shënuar 815 gola për klubin dhe vendin, mesatarisht 43 gola në sezon.

    Këto shifra janë thjesht brilante dhe ajo që e bën karrierën e portugezit edhe më të jashtëzakonshëm është numri i asistimeve që ai ka bërë.

    Shumë mendojnë se Ronaldo është egoist dhe i fiksuar pas golave, por e vërteta është se ai është një makinë asistimesh.

    Sipas faqes PopFoot, Ronaldo renditet i dyti për sa i përket asistimeve në shekullin e 21-të deri më tani. Messi është i vetmi njeri përpara tij.

    Messi i pari, Ronaldo i dyti për asistime në shekullin e 21-të

    Ylli argjentinas kryesor listën e asistuesve më të mëdhenj të shekullit me plot 331 asistime deri tani, ndërsa Ronaldo i dyti ka 273 asistime.

    Vendin e tretë e zë Angel di Maria, i pasuar nga Mesut Ozil, ndërsa në dhjetëshe gjenden edhe emra tjerë të mëdhenj si Neymar, Thomas Muller, Luis Suarez, Cesc Fabregas dhe Kevin de Bruyne.

    40 lojtarët me më shumë asistime në shekullin e 21-të

    40.Dimitri Payet – 153 asistime

    39.Juan Roman Riquelme – 156 asistime

    38.Francesco Totti – 158 asistime

    37.Alexis Sanchez – 162 asistime

    36.Kaka – 162 asistime

    35.Mbark Boussoufa – 162 asistime

    34.Robinho – 163 asistime

    33.Robert Lewandowski – 165 asistime

    32.Eden Hazard – 165 asistime

    31.Arjen Robben – 165 asistime

    This image has an empty alt attribute; its file name is asistime-20-40-e1656797836205.jpg

    30.Wesley Sneijder – 165 asistime

    29.Ronaldinho – 165 asistime

    28.Mathieu Valbuena – 166 asistime

    27.Ricardo Quaresma – 171 asistime

    26.Christian Eriksen – 171 asistime

    25.Andres Iniesta – 172 asistime

    24.Frank Lampard – 173 asistime

    23.David Beckham – 174 asistime

    22.Wayne Rooney – 175 asistime

    21.Steven Gerrard – 175 asistime

    This image has an empty alt attribute; its file name is asistime-20-40-1-e1656797865322.jpg

    20.Thierry Henry – 185 asistime

    19.Ryan Giggs – 186 asistime

    18.Hulk – 189 asistime

    17.Franck Ribery – 196 asistime

    16.Karim Benzema – 202 asistime

    15.Dani Alves – 203 asistime

    14.David Silva – 203 asistime

    13.Xavi Hernandez – 207 asistime

    12.Dries Mertens – 212 asistime

    11.Zlatan Ibrahimovic – 221 asistime

    This image has an empty alt attribute; its file name is asistime-1-20-e1656797910382.jpg

    10.Kevin De Bruyne – 222 asistime

    9.Cesc Fabregas – 230 asistime

    8.Luis Suarez – 232 asistime

    7.Thomas Muller – 232 asistime

    6.Neymar – 233 asistime

    5.Dusan Tadic – 236 asistime

    4.Mesut Ozil – 240 asistime

    3.Angel Di Maria – 252 asistime

    2.Cristiano Ronaldo – 273 asistime

    1.Lionel Messi – 331 asistime

    This image has an empty alt attribute; its file name is asistime-1-20-1-e1656797930830.jpg
    Lajmi Paraprak

    Ushqimi i ndenjur për kohë të gjatë jashtë frigoriferit – çfarë i shkakton trupit

    Lajmi i rradhës

    Cila është arsyeja e çmimit të Volkswagen që kushton 365 mijë euro?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë