Manchester United i gatshëm të dëgjojë oferta për Cristiano Ronaldon

    Manchester United tani është gati të dëgjojë ofertat për Cristiano Ronaldon, i cili e ka kërkuar largimin nga klubi. 

    Superylli portugez u kthye në United vetëm verën e kaluar, duke u bashkuar nga Juventus në një marrëveshje dyvjeçare.

    Por Ronaldo e ka bërë të qartë se është i prirur të largohet nga Old Trafford pas vetëm 12 muajsh, me 37-vjeçarin që dëshiron të luajë në Ligën e Kampionëve.

    United përfundoi i gjashti sezonin e kaluar në Ligën Premier dhe nuk do të luajë në garën elitare të Evropës, ndërsa ka bërë një nisje të tmerrshme të këtij edicioni, duke humbur ndaj Brighton dhe Brentford.

    Erik ten Hag ka insistuar gjatë gjithë verës se Ronaldo nuk është në shitje dhe është një pjesë kyçe e planeve të tij. Por qëndrimi i holandezit tani ka ndryshuar dhe ai është i gatshëm të aprovojë largimin e tij.

    Ka shqetësime për qëndrimin dhe ndikimin e Ronaldos në dhomën e zhveshjes në javët e fundit dhe duket e pashmangshme që ai të largohet përpara mbylljes së afatit kalimtar më 1 shtator.

    Po ashtu edhe agjenti i tij Jorge Mendes po punon për të gjetur një klub të ri për portugezin dhe mund të ndodh një largim sikurse nga Juventusi në fund të afatit kalimtar.

    United po punon për të gjetur një sulmues të ri dhe po i afrohet nënshkrimit të sulmuesit të Atletico Madridit, Matheus Cunha, shkruan  talkSPORT.

    Ronaldo shënoi 24 gola për Man United sezonin e kaluar.

    Lajmi Paraprak

    Produktet bujqësore në RMV shënuan rritje të çmimeve

    Lajmi i rradhës

    Spasovski: Transparenca e MPB-së për vitin 2022 ka arritur në 91.7 për qind

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë