Maqedonia e Veriut sot përballet me Ishujt Faroe

    Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut sot në ora 15:00 nis ciklin e ndeshjeve të Ligës së Kombeve. Të përzgjedhurit e trajnerit Bllagoja Milevski në stadiumin e qytetit Torshavn do të luajn kundër Ishujt Faroe.

    Përfaqësuesja në Ishujt Faroe ka arritur të enjten derisa ka zhvilluar dy stërvitje të lehta sa për tu ambientuar me terrenin. Fusha ku do të zhvillohet ndeshja është me bari artificial, për çka ekipi shpreson që kjo mos të jetë problem. Përveç fushës është edhe moti që dallon shumë. Derisa në Shkup gjatë nisjes temperatura ishte rreth 30 gradë, në Torshavn lojtarët i priti një temperature prej 10 gradë celsius. 

    Ndërkaq, Blagoja Milevski në momentin e fundit mbeti pa Milan Ristovskin dhe Aleksandar Trajkovskin, të cilët u tërhoqën për shkak të lëndimeve, kështu që trajneri vendosi të thërrasë Mario Ilievski. 

    Maqedonia e Veriut përveç Ishujt Faroe në grup i ka, Armeninë dhe Letoninë.

    Lajmi Paraprak

    Katër ministritë e reja të formuara pa debat publik edhe më shumë e ulin besimin në institucione

    Lajmi i rradhës

    Statusi i 21 edukatoreve në Strugë, i pa zgjidhur

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë