Momenti komik para ndeshjes së PSG-së ndaj RB Leipzig, gjyqtari ‘frikësoi’ Mbappen

    Një nga momentet më qesharake të mbrëmjes së martë të Ligës së Kampionëve erdhi nga stadiumi Parc des Princes para se të nisej ndeshja mes Paris Saint-Germain dhe RB Leipzig.

    PSG fitoi me rezultat të ngushtë 3-2 ndeshjen e tretë të grupeve të Ligës së Kampionëve ndaj gjermanëve të RB Leipzig.

    Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Kylian Mbappe (9’) dhe Messi (67’, 74’), ndërsa për mysafirët shënuan Andre Silva (28’) dhe Nordi Mukiele (57’).

    Megjithatë, kjo ndeshja sjelli edhe njërin nga momentet më qesharake të mbrëmjes, moment që erdhi para fillimit të takimit.

    Kylian Mbappe ishte duke qëndruar i relaksuar në tunelin e stadiumit pak çaste para se të dilte në fushë, por u frikësua nga gjyqtari kryesor.

    E gjithë kjo erdhi kur gjyqtari vërshëlleu për bërjen gati të ekipeve për të dalë në fushë.

    Kjo vërshëllimë bëri që ylli francez të reagoj me frikë të madhe, ndërsa i frikësuar mbeti edhe bashkëlojtari i tij, Marco Verratti.

    Ky moment qesharak është bërë viral tashmë në rrjetet sociale.

    Lajmi Paraprak

    BE: Të enjten takohet grupi punues për targat

    Lajmi i rradhës

    PDSH: Do të vazhdojmë të japim kontributin për mirëqenien e qytetarëve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë